Euro 2016, edhe si promovim turistik për Shqipërinë

251

Shqipëria turistike prezantohet gjatë zhvillimit të Euro 2016 në Francë si një mundësi fantastike për promovimin e turizmit të vendit tonë. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes në bashkëpunim me FSHF-në mundësuan krijimin e këndit shqiptar të turizmit, ku shërbehet me informacion turistik për të gjithë të huajt që vizitojnë Shtëpinë e Kombëtares në Perros Guirec.

Në qendrën turistike të qytetit që mirëpret kuqezinjtë tanë, Agjencia Kombëtare e Turizmit ka ngritur një stendë të sajën ku banorëve vendas i ofrohet në gjuhën frënge gjithçka që duhet të dinë mbi mrekullitë që ofron Shqipëria nga pikëpamja turistike.

De Biasit ju dorëzua simbolikisht edhe Pasaporta Turistike Shqiptare, duke përcjellë në të njëjtën kohë vlërsimin dhe admirimin e tij për potencialin që Shqipëria ofron nga pikëpamja turistike.

Këndin shqiptar të turizmit e vizitoi edhe Prefektja e Rajonit të Lannionit znj. Sophie Yannon-Gillet e cila shfaqi interes të njihej me vendin tonë, duke patur një fokus të veçantë në turizmin kulturor që ofron Shqipëria.

13393923_648082902006632_1826261447623093237_n 13393933_648082838673305_7172504763821874880_n 13417400_648083022006620_3785564603718010934_n 13417573_648082832006639_3377134365227892766_n 13432172_648082988673290_354753181406473181_n 13435384_648083005339955_1778116000904567038_n 13445431_648082898673299_6317370172166991725_n 13450292_648083035339952_5373822714701689401_n 13466210_648083088673280_4271277596797645713_n

Burimi: MZHETTS