FA ndërton urën në Arrëz të Devollit

380

Forcat e Armatosura përfunduan ndërtimin e urës në fshatin Arrëz të Bashkisë Devoll, që lidh dy lagjet prej 635 banorësh e lehtëson komunikimin e tyre me 900 banorët e fshatrave fqinjë. 
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka inspektoi urën që mes të tjerash bën më të sigurtë rrugën e 65 fëmijëve drejt shkollës 9-vjeçare.
Arrëza ka festuar këtë fundjavë edhe 90-vjetorin e shkollës së parë shqipe, ku në klasa u vendosën soba për ngrohjen gjatë ditëve të vështira të dimrit si dhe kompjura, kontribut i Forcave të Armatosura. 

Burimi: Top Channel