Festivali i filmit/ Nga e hëna do shfaqen mbi 200 filma në Tiranë

22

Tirana International Film Festival/Oscar Qualifying cel siparin të hënën, më 23 shtator, duke u shndërruar në një rast të jashtëzakonshëm për të ndjekur filmat e fundit.

Programi  RetrospecTIFF sjell në Shqipëri Ali Asgarin dhe Farnoosh Samadin, të dy anëtare të Akademisë së Artit e Shkencës SHBA.

Siç është deklaruar, fituesi i Best Short, që del nga kategoria Fiction dhe Animation, shkon për Oscar, merret në konsideratë. Ali Asgari dhe Farnoosh Samadi, që janë të dy antarë të Akademisë janë pjesë e një grupi tjetër, të cilët gjykojnë filmat që propozohen nga këto festivale. Pra janë 94 festivale në botë, ku TIFF bën pjesë në këtë elitë festivalore.

Për një javë, nga e hëna deri të dielën, kryeqyteti do të shndërrohet në një zonë ekskluzivisht kushtuar filmit në dy kinema të ndryshe te Millenium dhe Agimi. Mbi 200 filma do të shfaqen në ekranin e madh. Çka e bën këtë një mundësi të jashtëzakonshme për të gjithë të apasionuarit e filmit, por jo vetëm, për të qenë pjesë e këtyre ditëve dhe netëve kushtuar filmit dhe debatit për filmin.

Shtatë juritë ndërkombëtare të përbërë nga skenaristë kryesorë të filmit, regjisorë, producentë kritikë, do të vlerësojnë filmat duke ndarë edhe çmimet përkatëse në natën përmbyllëse.