“Festivali i Rinisë për Drejtësi Sociale” vijon me “Play United” tek Parku Rinia

248

Në ditën e tij të tretë “Festivali i Rinisë për Drejtësi Sociale” u zhvendos në Parkun Rinia, për “Play United” organizuar nga World Vision Albania në partneritet me Special Olympics Albania.

25% e fëmijëve me aftësi të kufizuara nuk mund të ndjekin arsimin e detyruar. Për këtë arsye të rinjtë me mesazhet që dhanë kërkuan më shumë akses në arsimin gjithëpërfshirës.

Partnerët që iu bashkuan eventit kërkuan shërbime të integruara, aksesueshmëri, aftësim profesional dhe angazhim të prindërve dhe organizatave për të ngritur zërin për të drejtat e fëmijëve me aftësi të kufizuara.

World Vision në partneritet me Special Olympics Albania, si dhe me ADRF, MEDPAK, Jonathan Centre, Ndihmoni Jetën dhe Down Syndrome Albania ishin bashkë në këtë event për të ngritur zërin për të drejtat e fëmijëve me aftësi të kufizuara.