Forcat Ajrore vazhdojnë me ndihma për zonat e izoluara

270

Megjithëse reshjet e borës kanë pushuar, akoma mbeten disa fshatra të izoluara. Në këto kushte, ditën e sotme Forcat Ajrore kanë kryer 3 fluturime duke shpërndarë ndihma ushqimore për banorët e këtyre zonave. Bëhet fjalë për fshatrat e izoluar në Iballë të Bashkisë Fushë-Arrëz, Lurë të Dibrës dhe Bregu i Lumit, Shkodër.