Fruta-perimet ‘nën mbrojtjen’ e plasmasëve

51

AKU ka njoftuar se pas thirrjeve të njëpasnjëshme të bëra për zbatimin rigoroz të masave të marra në kuadër të luftës së pandalur ndaj COVID-19, vihet re se një pjesë e Operatorëve të Biznesit Ushqimor janë ndërgjegjësuar dhe i janë përgjigjur thirrjes ashtu si edhe këshillave që inspektorët e AKU-së po japin në të gjithë vendin.

AKU njofton se vetëm gjatë ditës së sotme janë kryer 134 monitorime dhe kontrolle zyrtare në subjekte të ndryshme si furra buke, markete, supermarkete, njesi tregtimi fruta-perime, njesi tregtimi mishi, ku theksi vihet pandalim tek forcimi dhe zbatimi i masave rigoroze kundër përhapjes së virusit.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimitka përgëzuar subjektet që i janë përgjigjur thirrjes nëpërmjet ndërgjegjësimit dhe bashkëpunimit si dhe i’u bën thirrje të gjitha subjekteve të tjera që në mënyrë të menjëhershme të vënë në zbatim masat e marra si dhe të jenë në kontakt të vazhdueshëm me AKU-në për çdo paqartësi.