Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP), filloi punimet në Fier

347

Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) filloi në Fier punimet komplekse për të realizuar kalimin e tubacionit në një territor me gjatësi afërsisht 1.1 km në të cilën ndodhet lumi Seman, një hekurudhë si edhe një rrugë. Nëpërmjet përdorimit të teknologjisë së quajtur Shpimi Horizontal i Drejtuar (HDD), u shmang hapja e kanaleve, duke ulur sasinë e gërmime në minimum dhe duke kufizuar ndikimin mbi ekosistem. Edhe këto janë punime që po kryhen për herë të parë në Shqipëri.

Punimet për kalimin e tubacionit nën shtratin e lumit Seman po kryhen disa qindra-metra larg të dy anëve të lumit. Procesi i shpimit horizontal të drejtuar për të depërtuar terrenin përdor sonda progresive që do të kalojnë deri në 26 metra poshtë shtratit të lumit.

14925632_1119549334833215_3625281436655601972_n 14947857_1119549324833216_9141332812158077036_n 14980765_1119549361499879_7892093911241042704_n