GeorgeApp, aplikacioni që lexon mesazhet kur jeni në timon

300

Smartphone është një ndër shkaktarët kryesorë të shpërqendrimit kur jeni në timon. Përdorimi i telefonit vë në rrezik jo vetëm jetën e drejtuesit, por edhe të gjithë personave të tjerë afër tij.

Ligjet, që në vende të ndryshme në botë, ndalin përdorimin e smartphone-ve në timon, jo gjithnjë janë efikase dhe numri i aksidenteve që shkaktohen nga telefoni, rritet nga viti në vit. Nga Italia vjen një zgjidhje, GeorgeApp, një tip piloti dixhital, i aftë të lexojë mesazhet dhe azhurnimet në rrjetet sociale.

Si funksionon GeorgeApp?

Ky aplikacion ka si krijues të saj Alberto Forchino, një inxhinier italian i telekomunikacionit. Kur ju e aktivizoni për herë të parë, George do t’i kërkojë përdoruesit aksesin te njoftimet e smartphone, veçanërisht ato që lidhen me WhatsApp, Facebook, FB Messenger, Twitter, Telegram, Hangout dhe SMS.

Pasi autorizimi të bëhet aktiv, GeorgeApp do të lexojë me zë gjithë njoftimet dhe mesazhet që keni marrë: në këtë mënyrë drejtuesi i mjetit do të dijë se kush e ka kërkuar dhe për çfarë motivi, pa qenë i detyruar të heqë duart nga timoni dhe sytë nga rruga.

Ju mund ta shkarkoni falas GeorgeApp nga Google Play Store. Por pas 30 ditësh provë me përdorim të limituar, ju do të duheni të abonoheni (vetëm 0,59 euro në tre muaj).

Burimi: Revista Monitor