Gjenevë, nënshkruhet marrëveshja që forcon strehimin e qëndrueshëm

224

Në Shqipëri do të ngrihet e para qendër në rajon për ekselencën në strehim sipas Kartës së Gjenevës së Kombeve të Bashkuara. Ministria e Zhvillimit Urban, zj.Gjermeni bashkë me sekretarin e përgjithshëm të UNECE-s (Komisioni Ekonomik për Europën në Kombet e Bashkuara), Christian Friis Bach firmosën në Gjenevë Memorandumin e Mirëkuptimit për zhvillimin e bashkëpunimit për strehimin e qëndrueshëm.

Qendra e Ekselencës që do të themelohet në Shqipëri është një iniciativë madhore, shumë e nevojshme për vendin tone dhe do të jetë e treta në Europë pas Anglisë dhe Estonisë.