Gjesti i shqiptarit në Australi, gjen 6 mijë dollarë dhe ia kthen pronares

0
189

Shqiptari Adem Gashi ka bërë bujë së fundmi në Australi pas një veprimi me të vërtetë për t’u vlerësuar.

Ai ishte duke udhëtuar me tren dhe gjen një çantë me 6250 dollarë. Ndoshta për shumë të tjerë, pse jo edhe australianë, këto para do të bëheshin menjëherë të tyret, por jo për Adem Gashin, i cili ia ktheu pronares.

More than $6,000 found on a Sydney train

Cabramatta: More than $6,000 found on a Sydney train. The owner of the money was on her way to pay off her husband's tombstone which she had been saving for since he passed away one year ago. Report on 7 News at 6pm.7 News on Instagram: www.instagram.com/7newssyd #sydneytrains #7News

Publié par 7 News Sydney sur dimanche 4 février 2018

“Sot në mëngjes duke udhëtuar me tren kam gjetur një çantë me 6250 dollarë, pastaj kam kontaktuar me televizionin Channel 7 dhe së bashku me ata kemi gjetur adresën e pronares së çantës dhe ja kam kthyer së bashku me paratë. Shpresoj se të gjithë njerëzit duhet të veprojnë kështu sepse është ndjenjë e mirë kur humb diçka dhe dikush ta sjellë në shtëpi”, ka shkruar Gashin në profilin e tij të “Facebook”, ku bashkëngjitur i ka lidhur edhe kronikën e televizionit që e ndihmoi të gjente pronaren e çantës.