Gjigandi BBC: Arilena Ara në pesëshen më të mirë të Eurovision

206

Eurovision-i nuk do të ishte Eurovision pa baladën e Arilena Arës, shkruan BBC në një artikull kushtuar festivalit europian të këngës, që do të zhvillohet majin e ardhshëm në Holandë.

”Kënga e saj titullohet ‘Scream’ dhe ka nota të larta”, shkruan BBC.

”Kënga ndërtohet rreth momenteve të mëdha. Që kur Arilena fitoi ‘The X Factor’ në vitin 2013, ajo është bërë një nga yjet më të mëdha të vendit, me më shumë se 1,1 milionë ndjekës në Instagram.

Kënga e saj ‘Nëntori’ është bërë gjithashtu një hit në Rusi e Rumani, gjë që do të thotë se është e njohur për votuesit atje dhe mund të jetë në pesëshen më të mirë.

Disa nga këngët e tjera, të konsideruara të suksesshme dhe që do të marrin pjesë Lituania me ”On Fire” nga The Roof, Letonia ”Still Breathing” nga Samanta Tina, Australia ”Don’t Break Me” e kënduar nga Montaigne dhe Franca ”The Best In Me” nga Tom Leeb.