Gjirokastër, gati projekti i restaurimit të kroit në fshatin Selckë

0
119

Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar projektin për “Ndërhyrje restauruese në Kroin e Selckës”, në fshatin Selckë, Pogon.

Projekti i hartuar nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Gjirokastër parashikon ndërhyrje përforcuese në muraturën e degraduar, në qemere si dhe në kupolë.

Kroi me kupolë i Selckës ndodhet në qendër të fshatit Selckë. Ky fshat konsiderohet i fundit në radhën e fshatrave të Lunxhërisë. Ekspertët e monumenteve e konsiderojnë si monument unikal, si për nga tipologjia dhe teknika e realizimit.

Ai daton i shekullit të XVIII-të, kohë kur zona ishte nën administrimin e Ali Pashë Tepelenës, dhe është monument i kategorisë së parë.