Gjirokastër, restaurim pikturës murale në banesën 300 vjeçare

183

Ka nisur projekti për restaurimin e pikturës murale “Skena e Gjuetisë” në shtëpinë Skënduli, banesë 300-vjeçare ndër më të spikaturat në qytetin e gurtë të Gjirokastrës.

Projekti parashikon ndërhyrje konservuese dhe restauruese në pikturën murale, që ndodhet në shtëpinë “Monument kulture”, të kategorisë së parë në lagjen Palorto.

Qyteti që ofron mbi 500 ndërtesa historike, ka një sërë banesash karakteristike. Mes këtyre banesave ndodhet edhe shtëpia Skënduli, e ndërtuar rreth vitit 1700, që është një ndër destinacionet më të frekuentuara nga turistët.

Ajo ka 44 dyer, 64 dritare, 9 oxhakë, të cilët në atë kohë përcaktonin dhe pozitën shoqërore e ekonomike të fisit. Ka gjithsej 19 ambiente, ka dhe disa dhoma të bukura.