Grupi Balfin dhuron mbi 1700 libra për Biblioteken e qytetit Lezhë

489

Biblioteka e qytetit të Lezhës prej disa ditësh është pasuruar me mbi 1700 tituj të rinj librash, me një vlerë prej mbi 1.2 milion lekësh të reja. Kjo përpjekje është realizuar falë nismës së Grupit Balfin dhe interesimit personal të Presidentit të këtij Grupi, Z. Samir Mane. Z Mane ka vizituar ambjentet e bibliotekës dhe ka qenë prezent gjatë dhurimit të librave së bashku me moderatorin e njohur Ardit Gjebrea si dhe është takuar me drejtoreshën e kësaj bilioteke, Znj. Suela Bala e cila e ka falenderuar për këtë gjest human.

Ky mision humanitar ka qenë rrejedhojë e kërkesës publike tashmë të plotësuar të Znj. Bala  e cila publikisht në rubrikën “Kam një mesazh për ty” të drejtuar nga Ardit Gjebrea kërkoi libra për fëmijët dhe lexuesit dhe Balfin ju përgjigj kësaj thirrje menjëherë. Grupi Balfin vlerëson shumë potencialin dhe fuqinë e patjetërsueshme që dija dhe leximi kanë per zhvillimin dhe emancipimin e shoqërisë shqiptare dhe prandaj ka marre një nisme të tillë duke mbështetur iniciativat e Bibliotekës së qytetit të Lezhës.  Grupi Balfin do të vijojë të mbështesë nisma të tilla në të ardhmen