Hapet “Oda e Kulturës Zadrimore” në Lezhë

20

Ripërtëritja e traditës dhe vlerave historike kulturore, janë një mundësi e mirë për angazhimin e të rinjve në aktivitete të ndryshme, ekonomik sociale, që gjenerojnë punësim dhe përfitime ekonomike.

Në Gjadër të Lezhës është inauguruar Qendra Kulturore “Oda e Kulturës Zadrimore” në kuadër të projektit “Krenaria Folklorike dhe Turistike e Lezhës”, i cili zbatohet nga Fondacioni Mary Ward Loretto në kuadër të projektit “ReLOaD – Programi Rajonal për Demokraci Vendore financuar nga Bashkimi Europian e që zbatohet nga PNUD në bashkëpunim me bashkinë Lezhë.

Projekti ka si qëllim kryesor që nëpërmjet organizimit të festave lokale të komuniteteve të
Lezhës, të promovojë jetën social-kulturore dhe turizmin lokal të zonës, të angazhojë të rinjtë dhe njerëzit e artit dhe sportit për të gjallëruar jetën social-kulturore dhe të promovojë turizmin lokal.

Kjo qendër do t’i shërbejë shkollës dhe komunitetit të zonës e do të jetë një model për t’u ndjekur nga njësitë administrative të tjera të Lezhës.