Hapet Shkolla e parë Shqipe në Luksemburg

383

Në Luksemburg do të çelet në 21 janar 2017 Shkolla e parë Shqipe. Në një intervistë dhënë për ATSH-në, Bashkim Hazizaj, themelues i shoqatës “ILIRI” në Luksemburg dhe një prej nismëtarëve të shkollës shqipe, tregon se përpjekjet për të realizuar këtë nismë kanë filluar me emigracionin e shqiptarëve jashtë vendit.

Ai tregon se në 100- vjetorin e parë të shkollës shqipe (që nga shkolla e parë shqipe në Korçë), ëndrra e rilindasve është bërë realitet, pasi gjuha shqipe tashmë mësohet në shumë vende të botës ku jetojnë e punojnë shqiptarë, tanimë edhe në Luksemburg.