Hidrocentrali i Banjës, 250 milionë kWh energji në vit më shumë për tregun shqiptar

515
C

C

Gjiganti norvegjez, Statkraft njoftoi se ka mbyllur me sukses provat e lidhjes së hidrocentralit të Banjës në rrjet.

Hidrocentrali i Banjës ka një kapacitet të instaluar prej 65 Megawat. Ai do të prodhojë mesatarisht 250 milionë kilovat orë energji në vit. Banja është vetëm hidrocentrali i parë në kaskadën e Devollit. Paralelisht kompania Statkraft është duke ndërtuar edhe hidrocentralin e Moglicës. Puna për këtë HEC ka nisur vitin e kaluar dhe ai pritet të përfundojë në vitin 2018. Moglica do të ketë një kapacitet të instaluar prej 185 Megawat. Të dy hidrocentralet do të prodhojnë rreth 700 milionë kilovat orë energji në vit. Kjo e rrit automatikisht prodhimin vendas të energjisë me 17 për qind.

Burimi: Syri.net