Historia e Skënderbeut vjen në Muzeun Kombëtar përmes 60 pikturave

219

Historia e Skënderbeut realizuar në pikturë për publikun vjen në ekspozitën me veprat e piktorit Vangjel Gjikondi. Janë 60 vepra në pikturë, që prezantohen për herë të parë në Muzeun Historik Kombëtar.

Punë të realizuar në një hark kohor 10 vjeçar, por që sipas piktorit janë frymëzuar nga historiani Marin Barleti, Fan Noli apo dhe autorë të tjerë që kanë shkruar për Skënderbeun. Piktori i njohur Vangjel Gjikondi tregon se cikli me tablotë për heroin kombëtar përfshin periudhën nga lindja deri pas vdekjes së Skënderbeut.

Ekspozita “Historia e Skënderbeut” do të qëndrojë për publikun deri më datë 25 shtator në Muzeun Historik Kombëtar.