Historike, shqiptari Izmir Smajlaj kampion Europe në kërcim së gjati

391

Një shqiptar shpallet kampion Europe në Beograd të Serbisë ku po zhvillohet Kampionati Europian i sallave të mbyllura. Izmir Smajlaj ngjitet në majën e podiumit me medalje të artë në garën e kërcimit së gjati pas një finaleje drithëruese. 24-vjeçari shkodran regjistroi hedhjen e artë në tentativën e gjashtë që ishte edhe e fundit me 8 metra e 8 centimetra.