Ismail Kadare feston sot 83 vjetorin/ Ja çfarë thoshte At Zef Pllumi për Kadarenë

302

Më 28 janar të vitit 1936, 83 vite më parë, lindi gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare.

Kadare lindi në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm. Kadare është një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë i nominuar për çmimin “Nobel” në letërsi. Ndërkohë ai ka marrë me dhjetra çmime prestigjoze ndërkombëtare si: ”Prix mondial Cino Del Duca”, ”Herder Prize”, ”Man Booker International Prize”, ”Prince of Asturias Award”, ”Jerusalem Prize” etj.

Disa nga veprat e tij më të lexuara janë: “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Kështjella”, “Kronikë në gur”, “Kush e solli Doruntinën”, “Prilli i thyer”, “Pallati i ëndrrave”, ”Kështjella”, “Pasardhësi”, “Darka e gabuar”, ”E Penguara”, ”Mosmarrëveshja”, ”Piramida”, ”Aksidenti” etj.

Kadare konsiderohet si një nga shkrimtarët dhe intelektualët më të shquar evropianë të shekullit të 20-të, si dhe një zë universal kundër totalitarizmit.

“Historia jonë është një histori llogoret e sot me i madhi luftëtar në mbrojtje të kulturës, identitetit dhe integrimit evropian të shqiptarëve, është Ismail Kadareja e unë gjendem krah për krah tij në ato llogore” -At Zef Pllumi.

Stafi i po.al i uron jetë të gjatë e të shëndetshme gjeniut të letrave shqipe!