“Itinerari i një dite” : Ja çfarë mund të bëni në Tiranë

271
Processed by: Helicon Filter;

Onedayitinerary këtë herë ka përzgjedhur Tiranën si destinacionin e radhës për të përshkruar një ditë turistike. Kjo është një faqe që njihet për përshkrimet e saj turistike për qytetet të tjera, si Parisi, Sidnei, Spliti, Austin (Teksas) etj.

“ Jo shumë njerëz mund të thonë shumë për Shqipërinë dhe kryeqytetin e saj Tiranën. Shteti dikur i izoluar ka pësuar shumë ndryshime në dekadën e fundit.

Tirana është një qytet plot ngjyra, me sharm dhe argëtim. Një ditë në Tiranë ndoshta nuk mjafton, por mund të mjaftojnë për të shijuar kuzhinën, jetën e natës, të kaluarën etj.” shkruan onedayitinerari.

“Vizita e parë duhet të jetë në sheshin Skënderbe, i cili është aktualisht duke u rikonstruktuar, por që pritet t’i japë një pamje të re; Më pas mund ta vazhdohet me Muzeun Historik Kombëtar ku hyrja kushton 1.5 euro; ecje në pedonalen “Murat Toptani”, më tej mund të shijoni një kafe ekspres e cila është vërtetë e shijshme. Drekën zgjidhni ta konsumoni në restorantet shqiptare, ku një sugjerim është “Oda”. Mos harroni të shijoni edhe akulloret. Dyqanet që e tregtojnë ju shërbejnë akullore të freskëta dhe të bëra në mënyrë artizanale.

Pavijoni “Reja” është një atraksion i ri në Tiranë dhe është realizuar nga artisti japonez Sou Fujimoto.

Jeta e natës është shumë e gjallë në zonën e “Ish-Bllokut”, aty do të gjeni dyqane, bare në modë, por edhe kafene e restorante.

Një tjetër atraksion është edhe Piramida, ish-muzeu i diktatorit Hoxha.

Darkën ju rekomandojë që ta konsumoni në restorantet e “ish -Bllokut”. Shqiptarët, veçanërisht të rinjtë flasin mirë italishten dhe anglishten. Është një destinacion shumë i  lirë dhe 100 lekë janë më pak se 80 cent. Taksitë janë të lira dhe kushtojnë 300-400 lekë”, shkuan onedayitinerari.