Ja 11 bizneset që fituan çmime për “Bletën e Artë” 2016

337

Për të katërtin vit rresht është organizuar eventi “Bleta e Artë”.

Ky event u zhvillua më 28 dhjetor në Pallatin e Kongreseve. Qëllimi i këtij eventi është vlerësimi dhe promovimi i sipërmarrjes shqiptare, i punës dhe kontributit të saj në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në rritjen e punësimit.

Nga rreth 50 kompani të nominuara, u shpallën fituese në kategori të ndryshme 11 biznese. Ndërkohe që dy çmime të posaçme u dhanë për Administratorin dhe Administratoren e vitit 2016.

Fituesit e ‘Bleta e Artë’ 2016, sipas kategorive:

  1. Kategoria Fason: Madish sh.p.k. (Shkodër)
  2. Kategoria Inovacion: Albtelecom (Tiranë)
  3. Kategoria Made in Albania: Picari sh.p.k. (Patos)
  4. Kategoria ‘Gruaja sipërmarrese’: Edlira Sulaj (Kashar)
  5. Kategoria ICT: ICT Awards Tiranë
  6. Kategoria ‘Punësim në Vend të Lëmoshes’: Bolv Oil
  7. Kategoria ‘Mikpritja e spikatur’: Plazza Hotel
  8. Kategoria ‘Shija e Posaçme’: Padam
  9. Kategoria Start-up: Baboon.al (Tiranë)
  10. Kategoria ‘Përgjegjësia sociale’: Abi Bank
  11. Kategoria Agropërpunim: Kantina ‘Vila Shehi’ (Vorë)
  12. Administratorja e vitit: Sonila Qato
  13. Administratori i vitit: Artan Lame

Burimi: Revista Monitor