Ja grupet e Champions League për sezonin 2018-2019

535

Janë mësuar dhe 8 grupet e Champions League, me 32 skuadra që do të përplasen kundër njëra-tjetrës.

Një grup shumë i vështirë është ai për Napolin, pasi kundër do të kenë PSG-në, Liverpulin dhe Cverna Zvezda. Kampionët në fuqi, Real Madrid, do të kenë në grup Romën, CSKA-në e Moskës dhe Viktoria Pëlzen.

Një rikthim jo shumë i ëmbël për Interin në Champions, pasi në grup do të kenë Barcelonën, Totenhamin dhe PSV Eindhovenin.

Juventusi do ta ketë të vështirë kundër Mançester Junajtid dhe Valencias, por nuk mendohet se do ta ketë të vështirë kalimin e fazës së grupeve.