Ja mund të rrisni vetëbesimin në punë

277

Kur bëhet fjalë për t’u ndier më të sigurt në punë, shkenca ka treguar se gjëra si për shembull se si visheni, kujdesi për veten, muzika që ju dëgjoni dhe po ashtu edhe hobit që keni përtej punës, mund të kenë një efekt të barabartë me sa të sigurt ndiheni.

Doni të ndiheni më të sigurt në punë – pothuaj menjëherë? Provoni këto truke të thjeshta për të rritur vetëbesimin…

1- Qëndroni drejt

Profesori i psikologjisë sociale, Amy Cuddy, studion se si pozicioni i trupit tonë ndikon në humorin dhe psikologjinë dhe thjesht të qëndruarit ulur apo në këmbë, drejt, mund të rrisë nivelin e testosteronit dhe të ulë nivelin e kortizolit – ky kombinim rrit thuajse menjëherë besimin te vetja.

2- Qeshni

Kur ju qeshni, në sytë e të tjerëve dukeni më të sigurt dhe të qetë. Kjo gjithashtu mund të ndihmojë të largoni stresin dhe të ndiheni më të gëzuar dhe më të qetë. Këto ndikojnë në rritjen e vetëbesimit.

3- Hidhni një parfum të mirë

Studime të ndryshme kanë treguar se të hedhësh një aromë të mirë parfumi mund t’ju ndihmojë të ndiheni më të sigurt. Një tjetër studim ka treguar se, për meshkujt, sa më shumë t’ju pëlqejë një parfum, më të sigurt do të ndiheni, kështu që ia vlen ta blini atë. Në një studim tjetër doli se rreth 90 për qind e femrave që hidhnin një parfum ndiheshin më të sigurta se ato që nuk përdornin parfum.

4- Dëgjoni muzikë

Një studim i ri ka treguar se dëgjimi i muzikës mund t’ju bëjë të ndiheni më të fortë dhe kjo përkthehet në të ndierit më të sigurt në vete. Krijoni një listë me këngët tuaja të pëlqyera, me tinguj të qetë – kjo do t’ju japë impakt më të fortë.

5- Vishuni për të qenë të suksesshëm

Mënyra se si visheni mund të ketë shumë ndikim se si ju e perceptoni veten dhe se si të tjerët ju perceptojnë ju. Në një studim tjetër interesant, vullnetarët që kishin veshur përparëse bënë më pak gabime se ata që kishin veshur rroba të zakonshme. Kjo nuk do të thotë që ju të shkoni të blini një përparëse. Por imagjinoni se si do të vishej një njeri me besim në vete dhe i suksesshëm.

6- Bëni një listë të arritjeve tuaja

Pjesa më e madhe prej nesh bëjnë një listë të gjërave që kanë për të bërë. Por a bëni ndonjëherë një listë të arritjeve tuaja? Merrni pak minuta në ditë dhe shkruani gjithë gjërat e mira që keni bërë – kjo mund të jetë një mënyrë për të rritur vetëbesimin.

7- Bëni ushtrime

Studime të ndryshme kanë treguar se të bëni praktikë mund të rrisë vetëbesimin tuaj. Nëse ndieni se keni nevojë për t’u ndier të sigurt, edhe një shëtitje do t’ju vinte në ndihmë.

8- Mësoni t’i bini një instrumenti

Sipas një studimi, të mësoni t’i bini pianos rrit vetëbesimin. Por shumë studime mbështesin idenë se të mësosh apo të praktikosh një instrument të caktuar ndikon pozitivisht te truri juaj.

Burimi: Linkedin