Ja pse Linkoln konsiderohet Presidenti më i suksesshëm i ShBA

0
264

16_abraham_lincoln1

Abraham Linkoln ka qenë Presidenti i gjashtëmbëdhjetë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai është zgjedhur për një mandat 4-vjeçar në vitin 1861 dhe është rizgjedhur për një mandat të dytë duke filluar nga viti 1865. 

Ai është i pari President republikan në historinë e vendit. Emri i tij i bashkëngjitet Luftës për heqjen dhe shtypjen e skllavërisë. Abraham Linkolni ishte një avokat modest province, pa eksperiencë, që u bë më pas njëkohësisht politikan dhe shef ushtarak shumë i rëndësishëm në kohën kur Shtetet e Bashkuara kaluan krizën më të madhe të historisë së tyre.

Linkolni realizoi Shpalljen duke emancipuar skllevërit dhe nënshkroi amendamentin e 13-të duke hequr skllavërinë. Në fjalimin e tij të emërimit, në fillim të mandatit të dytë, ai tregohet pajtues kundrejt Shteteve të ish-Konfederatës dhe lançon një program rikonstruksioni që nuk realizohet për shkak të vrasjes nga një ekstremist pro vendeve të bashkuara. Ai njihet si humanitar dhe një politikan me vizion të madh. Ai bëhet një legjendë dhe një hero i botës pas vdekjes. Abraham Linkolni, i cili rridhte nga një rajon i thjeshtë periferik, u bë një ndër presidentët më të mëdhenj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për të ruajtur Unionin gjatë Luftës Civile, ai bëri më shumë detyra se cilido president tjetër.

Një politikan jashtë serie, ai bindi njerëzit me fjalë të arsyeshme dhe me zbulime të menduara me qëllim që ata ta konsideronin për aftësinë e tij të drejtimit. Ai kishte një ndikim të dukshëm në institucionet politike amerikane. Gjatë Luftës Civile amerikane, shqetësimi i tij kryesor ishte ruajtja e Unionit, nga i cili shtetet e konfederuara të jugut ishin ndarë për shkak të fitores elektorale. Në vitin 1863 ai njoftoi lirimin e skllevërve me Shpalljen e emancipimit. Ai u rizgjodh në krye të Shteteve të Bashkuara në vitin 1864 duke pasur si vizion një fitore të pjesë veriore, por u vra në fund të luftës.

Linkoln do të mbahet mend si Presidenti që ruajti bashkim, hoqi skllavërinë, forcoi qeverinë federale, dhe modernizoi ekonominë.

Një nga thëniet e tij më të famshme është: “I shkatërroj armiqtë kur i bëj miq.“