Ja qytetet me reputacionin më të mirë në botë për vitin 2018

0
138

Sipas një klasifikimi të Reputation Institute, lider në matjen dhe vlerësimin e reputacionit të qyteteve dhe kompanive, qyteti me reputacionin më të mirë është Tokio, i cili këtë vit është ngjitur me 11 pozicione (The World’s Most Reputable Cities 2018, Reputation Institute’s 2018 City RepTrak®).

Në këtë studim janë analizuar 56 qytete në gjithë botën. Londra dhe Edinburgu kanë shënuar rënie në këtë klasifikim, të penalizuara nga Brexit.

Në vend të fundit është Moska, ndërsa qyteti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës me vlerësimin më të lartë është San Francisko, në vendin e 20-të.

1-Tokio

Qyteti me reputacionin më të mirë në botë është vlerësuar Tokio. Ndër parametrat e përdorur për të kryer këtë studim janë siguria, bukuria e qytetit dhe aftësia e leadership krahasuar me qytete të tjera. Tokio është kryeqyteti i dytë në botë për numrin e popullsisë, pas Pekinit, që sot është në krye të këtij klasifikimi.

2-SidneiNë vend të dytë ndër qytetet më të bukura dhe të sigurta në botë gjejmë Sidnei në Australi. Vitin e kaluar, Sidnei ishte renditej në krye të klasifikimit, gjithsesi ruan sërish një vend në podium. Prej kohësh, Australia mban rekordin për qytetet me reputacionin më të mirë në botë dhe Sidnei, në vendin e dytë, e konfirmon këtë gjë.

3-Kopenhagën

Qyteti i parë europian me reputacion të lartë që shfaqet në këtë klasifikim është Kopenhagën. Kryeqyteti i Danimarkës është një ndër qytetet më të dashura nga të anketuarit e Reputation Institute. Pjesëmarrësve iu kërkua të shprehnin mendimin e tyre sa i përket efektivitetit të administratës publike, cilësisë së mjedisit dhe funksionimit të sistemit ekonomik.

4-Vjenë

Vendi i katërt për Vjenën që qëndron gjithnjë në pozicionet e para në klasifikim, edhe pse ka humbur një pozicion krahasuar me vitin e kaluar. Intervistat janë realizuar te 12 mijë persona, mes Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Rusisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në periudhën mars – prill 2018.

5-Stokholm

Një tjetër qytet europian në vend të pestë, Stokholmi. Edhe kryeqyteti suedez është mjaft i vlerësuar si nga banorët edhe nga turistët. Ndër parametrat e marrë në konsideratë për këtë renditje janë transporti, siguria, teknologjia, të gjithë të vlerësuar lart në Stokholm.

6-Venecia

Qyteti i parë italian është Venecia, në vend të gjashtë të klasifikimit të qyteteve më të bukura dhe të sigurta në botë. Vitin e kaluar, Venecia nuk ishte e pranishme në dhjetë vendet e para, edhe pse nuk është hera e parë që vlerësohet si një ndër qytetet me reputacionin më të mirë. Këto të dhëna janë të rëndësishme, sepse qytetet me një vlerësim të lartë, tërheqin edhe një numër më të madh turistësh.

7-Romë

Sigurisht që nuk ka nevojë të tërheqë më shumë turistë, qyteti i dytë italian i pranishëm në këtë klasifikim në vendin e shtatë. Roma, kryeqyteti i Italisë, është cilësuar ndër qytetet më të bukura dhe të sigurta në botë. Vitin e kaluar, as Roma nuk gjendej në dhjetëshen e parë.

8-Zyrih

Në vend të tetë, Zyrihu, qyteti më i madh i Zvicrës. Enrique Johnson, managing director në Reputation Institute, deklaroi: Promovimi dhe zhvillimi i qeverisjes efektive është prioritet për qytetet për të fituar një reputacion të qëndrueshëm”.

9-Mynih

Në vend të nëntë të klasifikimit të qyteteve më të bukura dhe të sigurta në botë gjejmë Mynihun, i vetmi qytet gjerman i pranishëm në dhjetë vendet e parë. Asnjë qytet i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk është në top 10, por Nju Jorku është ndër qytetet e parapëlqyera për investime financiare.

10-Montreal

Vendi i dhjetë për Montrealin në Kanada. Në kërkim janë marrë në konsideratë qytetet me PBB më të të lartë, më shumë të populluara dhe të njohura nga të paktën 30% e popullsisë së vendeve të G8.