Ja ushqimi që ju bën të lumtur

81

Momentet e vogla, të cilat na bëjnë të ndihemi mirë janë shumë. Të blesh diçka të re, të dëgjosh muzikë e të kërcesh, të gjitha këto të ngrenë humorin.

Por, nuk mbetet pas as ushqimi. Në fakt, të hash ushqimin e preferuar, të shijosh çdo kafshatë të tij konsiderohet si një ndër gjërat më të kënaqshme për një person.

Ushqimi i zemrës, sipas anketimit që përfshinin edhe recetat që sjellin më shumë buzëqeshje, rezulton të jetë pica. Medaljen e argjendtë në sondazh e marrin makaronat dhe atë të bronzit, ushqimet e zgarës.

Sipas të njëjtit anketim, maksimumin e kënaqësisë gjatë të ngrënit e përbën ulja në tryezë me partnerin. Në vend të dytë vjen të ngrënit me prindërit dhe në të tretin, ai me shokët. Por, është edhe një 10 përqindësh i të intervistuarve që preferon ngrënien me gjyshërit.

Ky sondazh është realizuar në Itali me rastin e Ditës Botërore të Lumturisë.