Karta e studentit, gati projekti

323

Së shpejti studentët do të përfitojnë ulje çmimesh jo vetëm në shërbimet publike, por edhe në ato private. Mjafton një vërtetim nga fakulteti që dëshmon se je student në një prej universiteteve publike apo private, për t’u pajisur me kartën bashkiake të studentit.

Dokument që do tu ofrojë të rinjve një sërë lehtësirash, mes të cilave ulje nga 10 deri në 50% të çmimeve në 3 kompani interneti, në 2 spitale private, në 2 kinema, në banka dhe në një prej kompanive që tregton pajisje elektroshtëpiake. Këto janë disa nga shërbimet e reja, që Bashkia e Tiranës ka përfshirë në listën e lehtësirave, që do të përfitojnë të rinjtë që kanë statusin e studentit dhe që posedojnë kartën bashkiake.

Po ashtu ata do të përfitojnë gjithashtu shërbim falas në transportin publik, biblioteka, apo në Postën Shqiptare.

Kostoja për aplikantët është 5 mijë lekë. Aplikimet bëhen online, në 1 prej sporteleve të ngritura nga Bashkia në Rektoratin e Universitetit të Tiranës; në Rektoratin e Universitetit Politeknik; në Fakultetin Ekonomik; në Universitetin Bujqësor; te ai i sporteve dhe në universitetin e Arteve.

Burimi: Top Channel