Katër librat më të mirë të të gjitha kohërave

499

Thonë se libër të keq nuk ka, por ka libër që nuk iu pëlqen juve personalisht.

Ndonëse kjo mund të jetë e vërtetë, ekspertët dhe adhuruesit e mëdhenj të librave, kanë arritur ta krijojnë një listë me pesë librat më të mirë të të gjitha kohërave.

Këta libra janë të zhanreve të ndryshëm dhe të shkruar në epoka të ndryshme.

Më poshtë, gjeni listën me këta pesë libra të cilët konsiderohen si më të mirët që kanë ekzistuar:

“Anna Karenina” nga Leo Tolstoy

Anna Karenina e tregon aferën e dashurisë së ndaluar mes Anës rebele dhe të ndjeshme me oficerin e pashëm Vrosnky. Tragjedia fillon të ndodh kur Anna e refuzon martesën e saj pa pasion dhe duhet t’i durojë hipokrizitë e shoqërisë.

“Madame Bovary” nga Gustave Flaubert

Madame Bovary është novela debutuese e shkrimtarit francez Gustave Flaubert, e publikuar më 1856. Personazhi i këtij libër bën jetë të “sthurur” në mënyrë që t’i ikë banaliteteve dhe boshllëkut të jetës krahinore.

“War and Peace” nga Leo Tolstoy

Lufta dhe Paqja e Leo Tolstoy-t i përshkruan në detaje ngjarjet që kishin shpirë në pushtimin e Rusisë nga Napoleoni, dhe ndikimin që epoka Napoleonike e kishte pasur në shoqërinë cariste.

“The Great Gatsby” nga F. Scott Fitzgerald

Novela e përshkruan një epokë që vet Fitzgeraldi e kishte emëruar “Epoka e Jazz-it”. Libri kryesisht merret me milionerin e ri dhe misterioz Jay Gatsby dhe pasionin e tij donkishotesk dhe obsesionin për të bukurën Daisy Buchanan.