KE rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë

0
177

Shefja e politikës së Jashtme në Komisionin Europian, Federica Mogherini ka deklaruar nga Brukseli miratimin e paketës së zgjerimit të 7 vendeve në Ballkanin Perëndimor, duke rekomanduar hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Ajo ka thënë se ky është një rekomandim i merituar dhe i pakushtëzuar, që vjen si pasojë e plotësimit të disa detyrave të shtëpisë që kishin për të kryer vendet partnere.

Të njëjtën linjë ka mbajtur edhe kreu i Komisionit Europian, Johannes Hahn, duke pranuar progresin që ka bërë Shqipëria dhe Maqedonia para çeljes zyrtare të negociatave.

Sipas Hahn, Shqipëria dhe Maqedonia “kanë bërë shumë gjatë 2 muajve të fundit dhe duhet të njihet puna e tyre, pra nëse japin arritje, ne duhet t’i realizojmë. I takon tashmë këshillit pastaj të vlerësojë dokumentet tona”.