Keni një banesë të para vitit 1991, por pa dokumente? Vjen lajmi i mirë për ju!

196

Një informacion i rëndësishëm për të gjithë ata qytetare që kanë një banesë të para vitit 1991 të cilën ende nuk e kanë regjistruar.

Qeveria ka për qëllim dhënien e  dokumentit të pronësisë pronarëve të banesave të ndërtuara para vitit 1991, në të gjitha ato raste kur ky dokument mungon.

Nga e hëna nis aplikimi dhe dorëzimi i dokumenteve.

“Kjo është sfida e ardhshme e qeverisë. Duke nisur nga 17 shtatori, të gjithë ata që nuk kanë dokument pronësie për banesat para ’91, duhet të paraqiten në sportelet tona për aplikim. Të mbledhin çdo dokument që kanë në lidhje me shtëpitë e tyre të paregjistruara. Kjo nuk është e detyrueshme, por çdo dokument që mund të keni ndihmon institucionin për dosjen. Formulari i aplikimit mund të shkarkohet edhe në faqen e internetit të ALUIZNI-t”, shpjegoi Lame.

Qëllimi i këtij vendimi është të formalizojë një kategori pasurish të paluajtshme, të cilat edhe pse fizikisht ekzistojnë dhe zotërohen prej dekadash (herë-herë edhe prej shekujsh), pronarët e tyre nuk kanë patur dokumentacion të mirëfilltë pronësie, duke mos i gëzuar asnjëherë ligjërisht.