Këshilla e OBSH: Ja kush dhe kur duhet të mbajë maskë

218

Vendosni një maskë vetëm nëse jeni të sëmurë me simptoma COVID-19 (veçanërisht kollitje) ose kujdeseni për dikë që mund të ketë COVID-19. Maska e fytyrës mund të përdoret vetëm një herë. Nëse nuk jeni i sëmurë ose kujdeseni për dikë që është i sëmurë, atëherë po humbisni një maskë më kot. Ekziston një krizë momentalisht për maska në të gjithë botën, kështu që OBSH i nxit njerëzit të përdorin maskat me mençuri.

OBSH këshillon përdorimin racional të maskave mjekësore për të shmangur harxhimin e panevojshëm të burimeve të çmuara dhe përdorimin e gabuar të maskave.

Mënyrat më efektive për të mbrojtur veten dhe të tjerët kundër COVID-19 janë pastrimi i shpeshtë i duarve, mbulimi i gojës teksa kolliteni me kthesën e bërrylit dhe ruajtja e një largësie prej të paktën 1 metër nga njerëzit që kolliten ose teshtijnë. (OBSH)