Këshilla/ Njohuri që ju bëjnë ekspert, si të dalloni vajin ekstra të virgjër të ullirit

159

Në shumë prej shisheve të qelqit apo plastikës shkruhet që vaji i ullirit është ekstra i virgjër ose i thjeshtë.

Si Të Kuptoni Qartë Përshkrimet Në Shishet E Vajit Të Ullirit

Vaji ekstra i virgjër, vaj i virgjër dhe vaj i pastër janë terma krejt të ndryshëm nga njëri tjetri.Sipas standardeve të Këshillit Ndërkombëtar Për Ullinjtë, numërohen katër lloje të vajit të ullirit ekstra të virgjër.Ndryshimi mes tyre qëndron në nivelin e acideve të lira yndyrore ose më thjeshtë, në cilësinë e ullinjve kur shtypen.

Ullinjtë e dëmtuar, të vjetër e të tejngrohur në përpunim kanë përmbajtje të lartë të acidit oleik.Kjo e bën vajin e ullirit të një cilësie të ulët.Cilësia gjykohet edhe nëpërmjet testit të shijes dhe aromës.Vaji ekstra i virgjër ka 0.8 përqind acide të lira yndyrore dhe shije të pastër.Vaji duhet nxjerrë në mënyrë mekanike dhe jo kimike.

Vaji i virgjër ka një nivel të acideve të lira yndyrore mes 0.8 deri në 2 përqind dhe mund të ketë një lloj defekti në shije.Vaji i zakonshëm i ullirit ka një nivel të acideve yndyrore nga 2 deri në 3.3 përqind.Ai njihet si vaj i pastër, por ky emërtim i jepet vetëm për reklamë sepse nga ana shkencore nuk ka asnjë domethënie.

Si Të Testoni Vajin E Ullirit

Si në rastin e verës, testimi dhe shijimi i vajit të ullirit është art më vete.Sipas informacioneve të AgroWeb.org rekomandohet që të hidhni pak vaj në një gotë qelqi.Njërën dorë vendoseni nën të dhe tjetrën sipër gotës.Më pas rrotullojeni lehtë atë.Nxehtësia e pëllëmbës së dorës do të ngrohë vajin dhe aroma do të ngelet në dorën tuaj ku edhe mund ta nuhasni.Më pas pini pak vaj ulliri.

Ullinjtë e mbledhur përpara sezonit kanë një aromë dhe shije të athët dhe të ngjashme me specin. Kjo është gjë shumë e mirë.Mbledhja e ullinjve në një kohë të mëvonshme i jep vajit një aromë më të butë.Vaji shpesh mund të ketë shijen dhe aromën e barit të freskët, por ai kurrë nuk duhet të ketë shijen dhe aromën e baltës apo plastikës.

Si Të Blini Vajin Më Të Mirë

Në etiketë duhet të kontrolloni datën e mbledhjes së ullinjve ose datën e prodhimit.Cilësia primare e vajit të ullirit zgjat një vit nga koha e prodhimit.Sipas të dhënave të AgroWeb.org, dy komponente thelbësore janë tek vaji i ullirit cilësor: të jetë ekstra i virgjër dhe të jetë prodhim i atij viti.

Nëse vaji është i huaj, tregohuni të kujdesshëm për origjinën e importit, e cila duhet të jetë e qartë.Lexoni me kujdes etiketën.Shishja e qelqit duhet të jetë me një ngjyrë të errët.Vaji i ullirit extra i virgjër, i ruajtur mirë, ka një jetëgjatësi rreth një vjeçare. Me vjetërimin, atij i humbasin vlerat aq të vyera që mbart.