KESHILLA/ Si të aplikoni për punën e ëndrrave

20

Ekzistojnë disa mënyra, nëpërmjet të cilave ju mund të analizoni dhe të zgjidhni aplikimet më të mira, duke ia rritur kështu vetes mundësitë për të përzgjedhur punën ideale për ju.

Ku duhet të përqendroheni në një njoftim pune, në mënyrë të tillë që jut ë jeni të sigurtë se po aplikoni për punën ideale.

Kërkesat për aplikim

Pothuasje në të gjitha njoftimet që publikohen për vendet vakante të punës, ju kërkohet që të dërgoni edhe një Letër Motivimi. Prandaj këshillohet që në momentin që do të jeni duke kërkuar për një vend të lirë pune, ju të keni gati disa letra motivimi të përgjithshme, të cilat mund t’i përshtasni pastaj në varësi të punës ku po aplikoni.

Cilësia e njoftimit

Çdo kompani ka mënyrën e saj të bërjes së njoftimeve të vendeve vakante të punës. Por nëse një komapni nuk mundohet që ky njoftim-prezantim të jetë bërë në mënyrën më të kujdesshme të mundshme, atëherë ju ndoshta duhet ta mendoni dy herë për të aplikuar në një kompani të tillë, e cila nuk përpiqet aspak që të prezantohet në mënyrën e saj më të mirë të mundshme. Edhe nëse ju nuk jeni duke aplikaur për një pozicion pune që ka të bëjë me departamentin e Marketingut apo atë të Komunikimit, nuk duhet të harroni se është pikërisht njoftimi ai që tërheq fillimisht kandidatët. Nëse ju do të aplikoni  për një pozicion pune, në të cilin edhe vetë njoftimi ka gabime drejtshkrimore, atëherë ju mund të supozoni se çfarë ju pret nëse do të filloni punë në atë kompani.

Transparenca

Gjeja e parë që ju shikoni kur lexoni një njofim për një vend vakant pune është transparenca e gjuhës së përdorur. A shkruhet aty diku “Përfitime të larta!”, apo përmendin ata detaje në lidhje me paketën e sigurimeve që do t’ju ofrohet. Nëse aplikimit që ju po lexoni i mungojnë këto karakteristika, apo edhe të tjera që për ju janë të rëndëishme, atëhere ju ndoshta nuk duhet ta merrni fare në konsideratë aplikimin aty. Mos harroni faktin e rëndësishëm, se për sa kohë që ju jeni punëkërkues, atëhere ju do t’i sillini secilës kompani tek e cila do të bëni pjesë, aftësi shumë të vlefshme. Prandaj besoni në aftësitë tuaja dhe mos aplikoni tek çdo njoftim pune që ju del përpara. Mundohuni të tregoheni sa më selektivë.

Kultura e kompanisë

Kultura e kompnaisë është një prej faktorëve më të rëndësishëm kur bëhet fjalë për gjetjen e punës ideale. Prandaj përpara se të aplikoni për një pozicion vakant pune në një kompani të caktuar bëni kërkime te shumta në lidhje me kulturën e punës që kjo kompani ka, në mënyrë të tillë që të mos ndesheni me surpriza të pakendshme pasi të jeni bërë pejsë e saj.

Kërkime në Google

Përpara se të aplikoni për një kompani të caktuar ju do të bëni mirë të kërkoni për të në Google. Do ta shikoni se inforamcionet që ju do të merrni do të jenë të shumta, madje mund të zbuloni edhe ndonjë padi që i është bërë asaj në të kaluarën apo aktualisht.

Jepini vetes kohë dhe hapësirë

Nëse ju po ndjeni një presion të madh si pasojë mungesës së të ardhurave, ju nuk duhet kurrësesi të nxitoheni dhe të merrni një vendim të gabuar në lidhje me pranimin e një pozicioni vakant pune, vetëm si pasojë e një gjendjeje të tillë. Nuk duhet të nxitoheni sepse pasojat me të cilat ju do të përballeni do të jenë më të rënda, dhe të jeni të sigurtë se ju do ta gjeni veten sërish në po të njëjtin pozicion pune, brenda një kohe shumë të shkurtër.

Kini durim

Gjetja e punës ideale është një proces shumë i vështirë, ndaj ju duhet të bëni durim, sepse një pozicion të tillë pune nuk mund ta gjeni sa hap e mbyll sytë. Mund t’ju duhen javë të tëra, muaj dhe ndoshta vite për të gjetur punën tuaj ideale, atë për të cilën keni kohë që ëndërroni dhe që do të ishte realizmi i plotë i karrierës suaj. Por, deri sa të vijë ai moment, ju duhet të tregoheni të duruar dhe mbi të gjitha, mos t’i humbisni kurrë shpresat.