Kolinda Grabar-Kitaroviç, tashmë “Qytetar Nderi” e qytetit të Beratit

247

Kryetari i Bashkisë së Beratit i ka dorëzuar sot titullin “Qyetar Nderi”, Presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç. Ceremonia e veçantë u zhvillua sot në qytetin e Beratit në prani të mjaft personaliteteve dhe politikanëve të njohur.

I pranishëm në vizitën e zhvilluar në qytetin e Beratit ishte dhe Presidenti Ilir Meta.

Po ditën e sotme, në një ceremoni solemne të zhvilluar në Pallatin e Brigadave, Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” Presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović. Dekorata e lartë e shtetit shqiptar ju dha me motivacionin: “Për kontributin e çmuar në intensifikimin e gjithanshëm të marrëdhënieve midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kroacisë; për forcimin e mëtejshëm të miqësisë shumëshekullore midis popullit shqiptar dhe atij kroat; si dhe për mbështetjen e pakursyer në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”.

“Kjo gjë i shërben jo vetëm brezave tanë të rinj, që do të bëhen udhëheqësit e së nesërmes, por edhe rrugëtimit tonë evropian, së ardhmes sonë të përbashkët në Bashkimin Evropian, si dhe rajonit e kontinentit tonë gjithashtu.” – u shpreh mes të tjerash Presidentja e Kroacisë.

Burimi: Shqip.com