Koncerti për Vitin e Ri, ja kush do këndojë në Sheshin Skënderbej. Zbulohen surpriza

67

Me një koncert madhështor dhe spektaklin e fishekzjarreve Tirana do të presë nesër, 31 dhjetor ndërrimin e viteve në sheshin “Skënderbej”.

Ashtu siç është bërë traditë, bashkia e Tiranës ka përgatitur disa surpriza, duke nisur nga koncerti me këngëtarët më të njohur të muzikës shqiptare, e deri te shfaqja e mrekullueshme e fishekzjarreve që do të nisë me numërimin mbrapsht në orën 24:00.

Në koncertin e fundvitit do të performojnë Eneda Tarifa, Mariza Ikonomi dhe Elhaida Dani.

Atmosferës festive do t’ia shtojë magjinë edhe spektakli i fishekzjarrëve, i cili do të kulmojë në çastin e ndërrimit të viteve.

Tirana është veshur me ngjyrat e festave në çdo cep të saj. Sheshi “Skënderbej” është dekoruar sërish këtë vit nga bashkia me dritat shumëngjyrëshe, pemën madhështore, si dhe ka ngritur “Fshatin e Festave”, një hapësirë festive ku qytetarët mund të kalojnë kohën dhe të argëtohen.