Korçë, nis puna për rikonstruksionin e rrugës së Drenovës

235

Ka nisur puna për rikonstruksionin e rrugës që lidh Korçën dhe fshatin me potencial turistik, Drenovën.

Bashkia Korçë bën të ditur se rruga do t’i nështrohet rikonstruksionit total duke mundësuar jo vetëm lëvizjen e banorëve, por dhe shtimin e numrit të turistëve në këtë fshat me destinacion të preferuar turistik në çdo stinë të vitit.