Korçë, vijon puna për restaurimin e manastirit të Shën Prodhromit

383

Manastiri i Shën Prodhromit së bashku me kishën e Shën Prodhromit ndodhet në zonën e Voskopojës. Ndërtimi daton në vitin 1632 dhe është një prej objekteve më të vjetra në Voskopojë dhe mbart vlera të rëndësishme historike dhe arkitektonike. Prej vitesh çatia e konakeve dhe kambanaria në hyrje të Manastirit kanë shfaqur dëmtime dhe degradime të shumta si pasojë e të cilave rrezikonte të shembej. DRKK Korçë ka hartuar projektin e restaurimit për ta shpëtuar nga shembja. Projekti i restaurimit konsiston në restaurimin e pjesës së shembur, restaurimin e kambanarisë e cila rrezikonte të shembej, shtresën në hyrje të Kishës si dhe restaurimin e të gjithë mureve të gjendura nën rrënoja.

Puna ka filluar prej muajit tetor dhe ende po vazhdon.