Kosovë, Festivali Ndërkombëtar i Monodramës, Mehdi Malka vlerësohet si aktori më i mirë

254

Festivali Ndërkombëtar i Monodramës “MonoAKT” 2016 ka realizuar edicionin e tetë në qytetin e Pejës në Kosovë. Në këtë festival ishte pjesëmarrës dhe aktori i mirënjohur i Teatrit Kombëtar, Mehdi Malka. Ai u vlerësua me çmimin aktori më i mirë i festivalit me monodramën “Marr guximin” me autor Vangjel Kozma.

Në këtë aktivitet morën pjesë 5 shtete të ndryshme si Kosova, Bullgaria, Sllovakia, Rumania dhe Shqipëria. Juria e këtij festivali përbëhej nga Nina Mazur nga Ukraina, Ursula Wendenberg nga Zvicra dhe Reshat Sahitaj nga Kosova. Ky Festival Ndërkombëtar i Monodramës zgjati 5 ditë dhe gjatë këtij festivali u vizituan disa vende me rëndësi historike dhe kulturore.

unnamed-13