Kthim në fëmijëri, me 4 shtator mbrëmje me filmat e animuar shqiptarë

303

Flaka magjike e animacionit në kinematografinë shqiptare ishte veçanërisht e ndritshme gjatë viteve ’90, ndaj në 4 shtator Arkivi Filmit i dedikon një mbrëmje shumë të veçantë kontributit të jashtëzakonshëm të regjisorëve të filmave të animuar.

Në bashkëpunimin me Tulla Nouvelle, AQSHF organizon një kthim te fëmijëria jonë dhe ftesë për fëmijët e sotëm, një natë për mos tu humbur, nën yje, në tarracën e Pallatit të Kulturës.