Kur gazeta franceze njoftonte për shfaqjen e filmit “Skënderbeu” në kinema

36

“Le Segréen” ka botuar, të shtunën e 22 nëntorit 1958, në faqen n°5, një shkrim në lidhje me shfaqjen në kinema të filmit për heroin tonë kombëtar, të cilin e sjell blogu “Dars”.

Ja çfarë shkruhej

Kinema “familjare”
Këtë javë : “Skënderbeu” i pathyeshëm
Film i madh historik me ngjyra, i cili gjurmon jetën e heroit shqiptar që i bëri ballë me sukses pushtimit turk.

Seancat : Të shtunën e 22 nëntorit, në orën 20:30 ; të dielën e 23 nëntorit, në orën 16:00 dhe 20:30.