Kur thjeshtësia është gjithnjë në modë

378

Kate Middleton njihet si dukeshë me një stil unik, por e cila shpeshherë nuk e tepron me gardërobë të shtrenjtë.

Së fundmi, Kate është parë në Londër e veshur me një pallto nga Zara.

Dukesha e kishte veshur pallton elegante mbi një bluzë ngjyrë hiri, ndërsa e kishte kombinuar me xhinse të kaltër dhe këpucë të zeza.

Middleton është parë disa herë duke veshur rroba të cilat kanë kosto të përballueshme për shumicën e njerëzve.

Në premierën e filmit ‘Mandela’ të vitit 2013, ajo ishte paraqitur me një gjerdan me vlerë 35 dollarë.

Pra, jo domosdoshmërish stili blihet me shumë para, por mjafton të jeni elegante dhe t’i bëni zgjedhjet e duhura!