Kurbin, vazhdon puna për rindërtimin e urës së Drojës

208

Ka nisur puna për ndërtimin e urës së Drojës, shembur nga reshjet në Bashkinë Kurbin, Njësia administrative Mamurras.

Punimet për ndërtimin e kësaj ure pritet të përfundojnë brenda pak javësh, duke rikthyer kështu normalitetin në lëvizshmëri gjithë komunitetit.

Ura e Drojës u shemb vitin e shkuar për shkak të moti të keq me reshje të dendura shiu.

Kjo urë në Mamurras, lidh Mamurrasin me Thumanën dhe Fushë Krujën e cila deri më tani ishte një pengesë për lëvizjen e qytetarëve.