Kuriozitet/ Njihuni me librin më të madh në botë

44

Szinpetri është një fshat i vogël në Hungarinë veriore, me më pak se 300 banorë, por është gjithashtu shtëpia e librit më të madh të punuar me dorë në botë.

Vëllimi gjigant u krijua duke përdorur teknikat tradicionale të bashkimit të librave, të rregulluar në një shkallë shumë më të madhe, dhe u krijua nga 71 vjeçari Béla Varga.

Libri ka 346 faqe, peshon 1420 kg, dhe tema ka të bëjë me florën dhe faunën, shpellat dhe arkitekturën e rajonit.

Është unike jo vetëm për shkak të madhësisë, por për shkak të teknikave: është bërë me tavolina druri nga Suedia dhe me lëkurën e 13 lopëve nga Argjentina

Në libër është përdorur një mekanizëm i veçantë dhe duhen 6 persona për të ndërruar një faqe.

Gjithashtu është bërë edhe një libër me i vogël për të hyrë në rekordin Guinness i cili peshon 11.4 kg dhe është plotësisht i njëjtë me librin gjigant.