Lajmi i mirë/ Shërohet një mjek, një infermier dhe 15 qytetarë nga COVID-19

193

Një mjek, një infermier si dhe 15 qytetarë të prekur nga Covid-19, janë shëruar, pasi testet e tyre rezultuan negative.

Mes pacientëve të shtruar në spital dhe personelit shëndetësor e qytetarëve të vetëkarantinuar, shkon në 17 numri i personave që tashmë janë shëruar në Shqipëri. Të gjithë ndodhen në shtëpitë tyre, ku do të vazhdojnë të jenë të vetëizoluar edhe për 14 ditë.

Distancimi social dhe masat e higjienës janë THELBËSORE për të ndalur këtë armik të padukshëm.