Lapraka me bibliotekë të re, punimet drejt fundit

21

Në Tiranë po punohet për rikonstruksionin e plotë të Bibliotekës së Laprakës në njësinë 11.

Së fundmi është bërë zëvendësimi nga e para e gjithë infrastrukturës së godinës, përfshi suvanë, dyshemenë, nyja sanitare, si dhe vetratat e dyert të cilat janë vendosur të reja.

Punonjësit e bashkisë po i japin dorën e fundit detajeve, para se të nisë lyerja dhe më pas mobilimi.