Leximi kuron çrregullimet emocionale

522

6360447078671270831012652109_books

Lajmi i mirë është se të lexosh të bën të lumtur. Leximi ndryshon në mënyrë të thellë funksionimin e trurit. Në veçanti, ata që lexojnë romane zhvillojnë një nivel ndjeshmërie më të lartë, cilësi që është vënë re te fëmijët. Jo rastësisht praktika e biblioterapisë është në gjendje të kurojë disa çrregullime emocionale.

Me poshtë shpjegohet se si leximi ndikon:

Dikush ju dëgjon
Biblioteraupeuti ju dëgjon. Një nga kënaqësitë më të mëdha të leximit është ndarja e emocioneve e ndjesive të provuara në faqet e librit me dikë që është vërtet i interesuar në atë që keni lexuar.

Përballja me veten
Midis lexuesit dhe librit lind një dialog i heshtur, ku përfitimi është reciprok. Lexuesi reflekton mbi veten, ndërkohë që përjeton ngjarjet e personazheve në libër.

Spiritualitet i thjeshtë, por jo banal
Shpesh, temat që lidhen me shpirtin trajtohen me terma shumë fisnikë, ose në anën tjetër, në nivele metafizike ose predikuese. Të lexosh emocionet e tua në një libër do të thotë t’i shikosh ato nga perspektiva të ndryshme pa rënë në përsëritje dhe reflektime banale.

Përjetimi i përvojës personale
Në çdo libër janë të pranishme ngjarje e situata shpirtërore që na çojnë të kujtojmë përvojat personale. Kjo është një mundësi për lexuesin që të kthehet pas në të kaluarën e të mendojë e meditojë mbi veprimet e tij.

Çfarë libri më këshillon?
Biblioterapeuti është një person me një kulturë të gjerë, që gjithnjë e di, në varësi të gjendjes suaj shpirtërore, çfarë libri t’ju këshillojë në një moment të caktuar.

Të udhëtosh përtej
Të lexosh një libër do të thotë të zvogëlosh hapësirën që ndan Unin nga pjesa tjetër e universit. Virginia Woolf thoshte: “Libri na ndan në dy pjesë”, pasi leximi eliminon egon dhe siguron bashkimin e përjetshëm me një mendje tjetër.

Çdokujt të tijën
Biblioterapia nuk është e vetmja terapi. Për shembull ekzistojnë qarqe leximi për të burgosurit, të moshuarit e prekur nga demenca, ku diskutimi mund të zhvillohet mes dy a më shumë personash.

Një traditë mijëvjeçare
“Ky vend shëron shpirtin” është një mbishkrim i gjetur në një bibliotekë në Tebë, në kohën e grekëve të lashtë. Një shprehje e Ciceronit thotë se “një shtëpi pa libra është si një trup pa shpirt”. Sigmund Freud, shekuj më pas, i bazoi studimet e tij edhe në analizat psikologjike të romaneve të shekullit të 19. Dekada më vonë, William Menninger përhapi për herë të parë metodat e biblioterapisë në komunitetet shkencore.

Libri i duhur në momentin e duhur
Zakonisht lexohet edhe kur çdo gjë shkon mirë. Por në momentet më të errëta, në periudhat më të vështira të jetës, libri i duhur në momentin e duhur mund të ofrojë zgjidhje të papritura të problemeve që ju shqetësojnë prej kohësh. Gjithsesi, kurdoherë, leximi ka një funksion ngushëllues.

10, 100, 1000 libra
Së fundi, përjetimi. Leximi aktivizon të njëjtat gjëndra të trurit që aktivizohen kur jeni duke përjetuar një përvojë drejtpërdrejt. E nëse ndokush që është alergjik ndaj librave mund të jetojë një jetë të vetme, të vetën, ai që lexon do të njohë mijëra njerëz të ndryshëm që jetojnë në qindra botë të ndryshme.

Burimi: Revista Monitor

Leximi ju bën të lumtur!