Lezhë, përkujtohet 549- vjetori i ndarjes nga jeta i Gjergj Kastrioti-Skenderbeu

756

Sot, në qytetin e Lezhës është përkujtuar 549- vjetorin e ndarjes nga jeta të Heroit tonë Kombëtarë, Gjergj Kastrioti-Skenderbeu. Heroi ynë Kombëtarë mbetet në histori si luftëtar, strateg, gjeneral, njeri me principe dhe me ideale. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu ishte personaliteti më i madh politik dhe ushtarak i kohës së tij, i cili për vite me rradhë frenoi përhapjen e hordhive turke duke mbrojtur atdheun.

Gjergj Kastrioti-Skënderbeu është një legjendë, imazhi i vërtetë i një heroi, që gjithmonë ndodhej në vijën e parë të luftës, që kurrë nuk ngurroi të sakrifikonte jetën e tij për idealet e lirisë, për ato që ai besonte, për atdheun dhe bashkëluftëtarët e tij.

Kryetari i Bashkisë Lezhë z.Fran Frrokaj deklaroi se, në koordinim me të gjitha hallkat qeverisëse të pushtetit lokal dhe atij qëndrorë do t’i propozojë Parlamentit Shqiptarë që 2 Marsin, datë e cila përkon me Kuvendin e Lezhës të vitit 1444 ta shpallë Festë Kombëtare. Po ashtu Bashkia Lezhë shpall vitin 2017-të si vitin kushtuar Gjergj Kastriotit-Skenderbeu,në nderë të vepres dhe jetës së Tij.
Nderë dhe lavdi të përjetshme Heroit tonë Kombëtarë Gjergj Kastrioti-Skenderbeu.