Lirohet Ramush Haradinaj

294

Gjykata e Kolmarit në Francë liroi ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Kërkesa e autoriteteve serbe për ekstradimin e ish-komandantit të UÇK-së për zonën e Dukagjinit, i akuzuar për krime lufte nga Prokuroria e Serbisë, nuk u pranua.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haradinaj, mbahej në Francë në liri me kusht që prej janarit, kur u arrestua mbi bazën e një fletë-arresti serb.

Gjykata e Kolmarit ishte rrethuar me forca të shumta policore dhe seanca u mbajt nën masa të larta sigurie.

Burimi: Top Channel