Magjia e Drilonit dhe Tushemishtit, destinacioni përrallor ekoturistik

396

Studioja projektuese portugeze PROAP u shpall fituese e konkursit për hartimin e projektit të parkut ujor për zhvillimin e qëndrueshëm turistik për zonën Drilon-Tushemisht.

Drilon-Tushemishti është në një hapësirë e vogël gjeografike ku ndërthuren me shumë hijeshi disa nga perlat e natyrës shqiptare si: burimet e Drilonit, liqeni i Ohrit, shtëpitë karakteristike të zonës, rrugë të ngushta kalimi dhe peizazhe piktoreske, të cilat krijojnë një oaz të mrekullueshëm me mundësi të shumta për zhvillimin e turizmit në zonë.

Pavarësisht mundësive të pasura natyrore që zona mund të ofrojë, potencialet e saj turistike janë ende të pazhvilluara. Sfida kryesore për zonën është mungesa e modeleve të personalizuara të turizmit dhe komercializimi i shërbimeve të tjera.